Një 29-vjeçar nga Vlora është arrestuar nga policia italiane me 5 kg marijuanë.
Roland Çaushaj me banim në Lizzanello u arrestua të shtunën në stacionin e trenit, nga një kontroll rutinë i policisë. Ai shfaqi shenja nervozizmi kur policët e pyetën se çfarë kishte tek çanta e shpinës.
Çaushaj u përgjigj se kishte rroba, por gjatë kontrollit u gjet lënda narkotike. Droga ishte e ndarë në tre pako dhe e mbështjellë me celofan.
Sot gjykata e ka lënë me arrest shtëpie. Të riut i kanë vënë një byzylyk elektronik, në mënyrë që të mos largohet.