SHBA: Sipas sondazheve – debatin e fitoi Romney

Hulumtimet e opinionit të bëra pas debatit të parë presidencial në Shtetet e Bashkuara, tregojnë se kandidati republikan për president, Mitt Romney, është paraqitur më mirë se sa presidenti Barack Obama.

Hulumtimi kombëtar i bërë nga rrjeti CNN, ps debatit 90-të minutësh në Denver të Kolorados, thotë se tre prej katër personave të rritur, mendojnë se Romni e mundi presidentin.

Hulumtimi i bërë nga rrjeti CBS News ka treguar se votuesit e papërcaktuar e kanë shpallur fitues zotin Romney, me përpjestim 2:1.

Hulumtimet e mëparshme, që ishin të fokusuara në zgjedhjet presidenciale, kanë treguar se një muaj para votimeve, Obama kryesonte ndaj rivalit Romney./rel

Artikulli paraprakItali, seks me nxënësen, pranga drejtoreshës e rojes së shkollës
Artikulli vijuesNdalohet parada e homoseksualëve në Beograd