Itali: Murgesha lind fëmijë, “nuk e dija që isha shtatzënë”

Ndjente dhimbje të forta në stomak, por në fakt qe shtatzënë.

Kjo qe ngjarja e një murgeshe 31 vjeçare nga El Salvadori, e cila lindi një fëmijë tri kilogramë e gjysmë në Rieti të Italisë disa ditë më parë, por deklaron se nuk kishte dijeni që ishte shtatzënë.

Ajo do ta mbajë fëmijën e vet, së paku kështu thuhet në spital ku mamatë e tjera kanë bërë thashetheme duke nxjerrë lajmin në publik.

Ambulanca e dërgoi murgeshën në spital me urgjencë, ku iu bë një grafi nga ku doli se qe shtatzënë. Fëmija lindi në mënyrë natyrore. Spitali nuk jep komente.

/ilfattoquotidiano.it/almakos/kohaislame

Artikulli paraprakRestoranti tajlandez në Vjenë ndalon puthjen dhe…
Artikulli vijuesVitmina D për muskuj të fortë të fëmijëve