Itali, shkatërrohet banda e prostitucionit, arrestohen 12 shqiptarë

Policia italiane ka shkatërruar një bandë që merrej me prostitucion në Torino. Në pranga kanë përfunduar 12 shqiptarë dhe 2 rumunë.

“La Stampa” shkruan se rreth 100 agjentë policie u vunë nën hetim të një grupi personash nga Shqipëria dhe Rumania, me akuzën se kontrollojnë një rrjet të madh prostitucioni në këtë vend.

 

Organizatorët përfitonin rreth 3 milionë euro në vit, ndërsa shfrytëzonin 30 femra për prostitucion.

 

Mediat italiane shkruajnë se organizatorët e këtij grupi detyronin femrat e përfshira në këtë grup të ushtronin prostitucion, duke ushtruar edhe dhunë fizike, ndërsa kryheshin presione në emër të familjarëve të tyre të cilët ndodhen në Shqipëri, Rumani, madje edhe në Angli. 

Artikulli paraprakUshqimet dhe bimët me veti antibiotike natyrore
Artikulli vijuesKaçanik, një i arrestuar për "organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist"