Italia e ka eliminuar Spanjën nga Euro 2016, pasi e ka mposhtur me rezultat 2 me 0 në 1/8-n e finales.
Italianët fituan falë golave të Giorgio Chiellinit që shënoi në minutën e 33-të dhe të Griaziano Pelles që vulosi gjithçka në minutat shtesë.
Në çerekfinale, Italia do të përballet edhe me një tjetër superfuqi. Më 2 korrik, Italia luan ndaj Gjermanisë.