Dy gra, Nikki Haley dhe Ivanka Trump, njëra ish-ambasadore në OKB dhe tjetra vajza e presidentit, janë midis kandidatëve të mundshëm të SHBA për të zëvendësuar presidentin e Bankës Botërore në largim Jim Yong Kim, raportoi të premten Financial Times.
Kim befas njoftoi të hënën se po shkurtonte mandatin e tij si president i bankës më shumë se tre vjet përpara se afati i tij i dytë të përfundonte.
Përveç Trump dhe Haley, e cila dha dorëheqjen si ambasadore e SHBA në Kombet e Bashkuara muajin e kaluar, emra të tjerë që përfshihen janë Nënsekretari i Thesarit për Çështjet Ndërkombëtare David Malpass dhe Mark Green, kreu i Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, raportoi FT.
Ivanka Trump në vitin 2017 ishte forca shtytëse për fondin prej 1 miliard dollarë, financuar nga sauditën, për të promovuar sipërmarrjen nga gratë.
Departamenti i Thesarit i tha AFP të premten se nuk kishte asnjë koment në kandidatët e mundshëm.
Departamenti ka marrë një “numër të konsiderueshëm rekomandimesh”, tha një përfaqësues.
“Ne po fillojmë procesin e rishikimit të brendshëm për një kandidat të SHBA. Ne presim me padurim të punojmë me guvernatorët për të zgjedhur një udhëheqës të ri.”
Sipas një marrëveshjeje të pashkruar, Shtetet e Bashkuara, që është aksionari më i madh i bankës, gjithmonë kanë zgjedhur udhëheqësin e tij që kur u themelua institucioni pas Luftës së Dytë Botërore.