Izrael: U miratuan planet për ndërtim në Jerusalemin Lindor

Izraeli i ka shpallur planet për ndërtimin e vendbanimeve të reja hebrenje në Jerusalemin Lindor.

Ministria e brendshme ka njoftuar sot se për ndërtimin e afro 1500 shtëpive në lagjen Ramat Shlomo është dhënë leja përfundimtare.

Izraeli, poashtu, planifikon zhvillimin e një hapësire arkeologjike dhe turistike afër Qytetit të Vjetër.

Ky njoftim u bë disa orë pasi Izraeli i liroi 26 të burgosur palestinezë./bs/kohaislame

Artikulli paraprakKosova pranon notën verbale të njohjes nga Libia
Artikulli vijuesiPad Air është 80 për qind më i shpejtë se iPad 4