Izraeli arreston 5 gazetarë palestinez

Policia izraelite ka arrestuar 5 gazetarë, punonjës në një qendër mediatike në qytetin Ummu’l-Fahm.

Policia izraelite gjatë një bastisje ndaj një organizatë jo fitimprurëse ka arrestuar 5 gazetarë, punonjës në një qendër mediatike në qytetin Ummu’l-Fahm, raporton Anadolu Agency .

Sipas infromacioneve të marra është organizuar një bastisje ndaj një OJF-je e cila i ka të gjitha lejet e nevojshme për ushtrimin e aktivitetit të saj. Ata kanë njoftuar se ushtria izraelite ka organizuar një bastisje ndaj Organizatës “Këtu është qendra e medias së Kudusit”.

Policia izraelite ka kontrolluar dhe konfsikuar disa komjutera, ndërkohë ka arrestuar 5 punonjës të kësaj qendre mediatike.

Nga ana tjetër zëdhënësi i policisë izraelite ka thënë në një njoftim për mediat se kanë kryer një operacion ndaj një institucioni i cili financonte terrorizmin dhe kanë arrestuar 5 punonjës të këtij institucioni.

Në njoftimin ku nuk përmëndej emri i instiucionit në fjalë ku u tha gjithashtu se gjatë bastisjes janë sekuestruar disa komjutera si provë materjale.

Artikulli paraprakTIKA mbështet me mjete bujqësore fermerët e Maqedonisë lindore
Artikulli vijuesRreth 1 milion euro gjoba në trafik paguan qytetarët e Gjilanit gjatë vitit 2014