ERUSALEM (AA) – Në qytetin El-Halil shteti izraelit me arsyetimin për “nxitje të dhunës” ka mbyllur një radio palestineze dhe ka arrestuar 5 gazetarë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën me shkrim të ushtrisë izraelite u bë e ditur se në qarkun Dura të qytetit El-Halil është mbyllur radioja “Saanabel” me arsyetimin për “miratim të sulmeve kundër Izraelit dhe publikime provokuese”.
Më tej në deklaratë thuhet se mbyllja e radios është realizuar në koordinim me shërbimin e inteligjencës izraelite Shin Bet. Në këtë operacion janë sekuestruar pajisiet e radios dhe janë arrestuar 5 gazetarë.
Sipas burimeve lokale forcat ushtarake izraelite kanë mbyllur radion “Sanabel” në afat prej 3 muajsh dhe në mesin e të burgorurve gjendet edhe drejtori i përgjithshëm të kësaj radioje Ahmed Semih ed- Deravish.
Njëri nga prijësit e Lëvizjes Gjihadi Islamik Hëdër Adnan në deklaratën e dhënë për gazetarin e AA-së, mbylljen e radios në fjalë e cilësoi si “një akt piraterik kundër mediave palestineze”.