Europa Perëndimore përballet me stuhi dhe përmbytje si pasojë e motit të ligë

Që nga niveli rekord i lumit Tamixhi deri tek përmbytjet në Spanjë dhe portugali, fronti perëndimor i Europës po përballet me një valë moti të ligë që vazhdon të shënojë rekorde.

Në kontetë e Surrej dhe Berkshajër disa nga qytetet më të goditura nga dalja nga shtrati i lumit Tamixhi, janë në nëj situatë kritike, vetëm 30 kilometra larg Londrës. I gjithë bregu juglindor i Britanisë së madhe është goditur muajin e fundit nga stuhi të shumta.
Gjendje alarmante për shkak të motit të ligë është shënuar dhe në Spanjë në mënyrë të vecantë në Galicia ku ka pasur shumë përbytje dhe shpejtësia e erës tejkalon 100 kilometra në orë. Ndërkohë në Kastilja dhe Leon reshje dëbore të jashtëzakonshme kanë bërë që temperaturat të zbresin 10 gradë nën zero.
Kushte të vështira metereologjike edhe në Portugali ku rajoni më i goditur është ai i Portos. Më shumë se 5 mijë nëpunës të Mbrojtjes civile janë mobilizuar në të gjithë vendin. 7 persona kanë mbetur të plagosur në incidente të shkaktuara nga moti të ligë një prej të cilëve në gjendje kritike për jetën./abcnews/kohaislame

Artikulli paraprakIzraeli sulmon Rripin e Gazës
Artikulli vijues“Uollstrit Xhërnal”: SHBA-ja i rishqyrton planet për tërheqjen e ushtarëve të saj nga Afganistani