Shtëpia e Bardhë: Trump dhe Merkel takohen javën e ardhshme

MRD11. Washington (United States), 28/01/2017.- US President Donald J. Trump (L) speaks on the phone with President of Russia Vladimir Putin, in the Oval Office of the White House in Washington, DC, USA, 28 January 2017. President Trump has chosen the day to talk with different world leaders, significantly Russia's Vladimir Putin and Germany's Angela Merkel by telephone. Also in this picture; White House Chief of Staff Reince Priebus (2-L), US Vice President Mike Pence (3-L), Chief Strategist and Senior Counselor Stephen Bannon (3-R), White House Press Secretary Sean Spicer (2-R) and National Security Advisor, retired Lieutenant General Michael Flynn. (Rusia, Alemania, Estados Unidos) EFE/EPA/MICHAEL REYNOLDS

Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, do të takohen në Uashington, ndërsa ndër temat kryesore që do të trajtohen, pritet të jenë e ardhmja e NATO-s dhe konflikti në Ukrainë.

Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë thanë, po ashtu, se Trump do të dëshironte t’i dëgjonte pikëpamjet e zonjës Merkel për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, gjatë takimit të tyre të parë në Shtëpinë e Bardhë, më 14 mars.

Merkel ka pasur raporte shumë të mira me ish-presidentin amerikan, Barack Obama, i cili pat vlerësuar se Angela Merkel ishte “partnerja më e afërt ndërkombëtare” e tij.

Por, në anën tjetër, Donald Trump, njëherë e ka akuzuar zonjën Merkel për “rrënim të Gjermanisë” duke lejuar numër të madh të të refugjatëve, ndërsa rivalen e tij në zgjedhjet presidenciale amerikane, Hillary Clinton, e ka quajtur “Angela Merkel amerikane”.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer, mbrëmë nuk ka bërë komente për këto çështje, por tha se për këtë takim ka “shumë entuziazëm në të dy anët e oqeanit”.

Artikulli paraprakAnalisti ushtarak serb: Ushtria e Kosovës do të ishte element që përmbyll shtetësinë
Artikulli vijuesJa emrat e ministrave që shkarkoi Rama sot