Ja kush i dëmton flokët

“Më mirë të parandalosh sesa të kurosh”, kjo thënie vlen edhe për flokët. Për profesorin Paradi Mirmirani, nga Universiteti i Kalifornisë në San Francisko, “të kesh flokë të shëndetshëm është e mundur të dish se si të kujdesesh për ta përpara dhe pas stilimit”.

Ja se cilët janë armiqtë që e dëmtojnë atë dhe ndaj të cilëve duhet të bëni shumë kujdes!

Përdoreni sa më rrallë pjastrën. Mos e mbani pjastrën për një kohë të gjatë në të njëjtën pjesë floku. Do të ishte e mjaftueshme një apo dy sekonda, sepse nxehtësia i dëmton seriozisht flokët.

Shmangni tharësen. “Ideale do të ishte t’i thanit me një peshqir ose t’i linit të lirë në ajër, siç ndodh në verë, sidomos kur ju keni flokë të shkurtër. Tharësja tenton t’i thajë shumë dhe t’i privojë nga substancat e tyre ushqyese. Por përveç kësaj, kur janë të lagur ata bëhen më të brishtë për t’u këputur në momentin që krihen me furçë apo krehër”, thotë prof. Mirmirani.

Lidhjet e forta i bëjnë flokët të bien. Kapja shtrënguar i dëmton shumë flokët, kështu që shmangeni sa më shumë, nëse doni që të keni përherë flokë të shëndetshëm.

Bëni kujdes me xhelin dhe llakun. Duhet të bëni kujdes në atë se çfarë blini. Duhet të shkoni te një tregtar që i njeh shumë mirë produktet e kujdesit të flokëve. /albeu/kohaislame

Artikulli paraprakGratë amvise më të lumtura se gratë që punojnë
Artikulli vijuesSiri: Çlirimtarët ndanë Aleppo-n nga pjesa qendrore e Sirisë