Raporti për korrupsion brenda EULEX-it do të publikohet muajin e ardhshëm

Askush në Kosovë nuk e do Misionin Evropian për Sundimin e Ligjit, EULEX, e më së paku këtë mision e duan politikanët kosovarë. Kështu ka deklaruar shefi i EULEX-it, Gabriele Meucci, në një intervistë për emisionin “Info Box” të Radio Dukagjinit.

Ai theksuar se ata (EULEX) nuk janë kompani peshkimi që do të zënë peshq të mëdhenj apo të vegjël, duke shtuar se raporti për hetimet e pretendimeve për korrupsion brenda Misionit Evropian për Sundimin e Ligjit, do të publikohet muajin e ardhshëm.
 
 “Në Kosovë askush nuk e do EULEX-in, duke veçuar politikanët. Politikanët e shohin EULEX-in si planprishës dhe ndërhyrës të drejtpërdrejtë në sovranitetin e Kosovës. Politikanëve nuk po ju pëlqen puna qe ne po e bëjmë, sepse po krijojmë një lloj jostabiliteti në planet e tyre, sepse e kemi një detyrë e cila në çdo vend të botës është pjesë e një sovraniteti të një shteti. Ne e kuptojmë që kjo gjë është tepër e ndjeshme, sepse në mënyrë të ligjshme, po ndërhyjmë në funksionet e qeverisë së një shteti”, ka thënë Meucci.

Ndërkohë, i pyetur për mundësinë e arrestimit të “peshqve të mëdhenj”, Meucci theksoi se nuk janë kompani peshkimi, duke shtuar se pretendimet për korrupsion në misionin që ai drejton i kanë sjell kokëçarje.
 
“Këto pretendime kanë qenë goditje, që në ditën e parë të punës, edhe për shefen e re të politikës së jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Evropian (BE), Federica Mogherini. Dikush në të kaluarën, në këtë mision, ka përmendur gjëra të tilla si peshqit e mëdhenj, sikur të ishte kjo një spektakël televiziv. Ne nuk bëjmë spektakle televizive, sepse nuk jemi prej atyre që i dëfrejmë të tjerët. Nuk presim që njerëzit të na duartrokasin, njëjtë sikur në fund të spektakleve televizive. Ne nuk kemi bërë dhe as nuk bëjmë drejtësi politike”, ka theksuar ai.
 
Meucci mes të tjerash ka folur edhe për Gjykatën Speciale, duke theksuar se kjo gjykatë do të jetë e Kosovës, sepse vendimin për formimin e kësaj gjykate do ta marrë Kuvendi i Kosovës.kohaislame
 
Artikulli paraprakDardan Sejdiu: Po vijnë 51 autobusët e premtuar
Artikulli vijuesJa ndërtimet me leje dhe pa leje në komunën e Prishtinës