Ja pyetja që e vrau Ilir Konushevcin

Shkrimtari Rexhep Shahu ka shpërndarë në rrjetin social një fragment të librit të tij që do ta botoj ditëve në vazhdim me titull “Lufta ime për Kosovën”.

Ai ka thënë se pyetja e cila e vrau Ilir Konushevcin ishte se si është e mundur që armët që blihen 3 dollarë në Shqipëri, po shiten për 6 në Kosovë.

Lexoni postimin e Shahut:

PYETJA QË VRAU ILIR KONUSHEVCIN (MËRGIMIN)

Si është e mundur që armët që blihen, përshembull, 3 dollarë këtej në Shqipëri, të shiten 6 dollarë në Kosovë…

Kjo pyetja që bëri Ilir Konushevci në një mbledhje në Krumë të Hasit, mendohet se ia mori jetën.

Nëse nuk blije armën në Kosovë, nuk ishe patriot.

Kështu shumë njerëz edhe pse kishin siguruar vetë armë, detyroheshin të blinin armë nga tregtarët e biznesmenët e armëve, që kur mundeshin i visheshin UÇK për ta legalizuar tregtinë e tyre, për ta bërë patriotike e atdhetare tregtinë e armëve.

(fragment nga libri im ne proces “Lufta ime per Kosoven”)

Artikulli paraprakKadriaj: Është momenti i fundit që Kosova të sillet si shtet
Artikulli vijuesBraktisja e Progresit