Ja si do të duket iPhone 6 me një ekran më të madh

0
195

Apple mund të “lëkundet” nga një iPhone më i madh këtë vit, por dizenjuesi Federico Ciccarse nuk i pritet për të parë se si do të duket iPhone i ri më një ekran të madh.

Ciccarse ka krijuar një sërë fotosh “konceptuese” që tregojnë se si do të duket në se atij i rriten përmasat. Muajin e kaluar,e përditshmja “Wall Street” raportoi se Apple do të lancojë dy iPhonë të rinj në gjysmën e dytë të vitit 2014: njëri me ekran më të madh se 4.5 inç dhe tjetri me një ekran më të madh se 5 inç. iPhonët e tanishëm iPhone 5S dhe 5C kanë ekran më një përmasë prej 4 inç diagonalisht.

Fotoja më poshtë është mënyra se si Ciccarese e ka shikuar për një iPhone me një ekran 5.5 inç (1,568 x 878 piksel) si dhe një tjetër me 4.7 inç (1,338 x 750 piksel). iPhone 5S me 4 inç është i treguar në të majtë.

Ndryshimi nga iPhone 4 më ekran 4 inç do të hapë një debat shumë të madh për kategorinë e “phablet”, një fushë e paqartë deri diku, një concept midis një tablet dhe një smarphoni. Është një pjesë e njerëzve që ose i duan, ose i urrejnë. Por rivalët e Apple, si për shembull Samsung kanë ofruar produkte me ekran të gjërë dhe kanë rezultuar të suksesshëm.

Koncepti i dhënë prej Ciccarese është paksa i harkuar në pjesën e prapmë, edhe pse gazeta raportonte se do të jetë i sheshtë. /TechSot.Al/kohaislame