Ja si te njihni vajin cilesore te ullirit

Nëse blini vaj ulliri shtëpiak, provojeni – kualitetin do ta njihni sipas shijes lehtësisht të ithët.

Nëse blini vaj ulliri shtëpiak, provojeni – kualitetin do ta njihni sipas shijes lehtësisht të ithët. Poashtu, mundeni pak vaj të spërkatni në pëllëmbë dhe të merrni erë – duheni ta ndieni aromën e ullinjve ose të barit.

Vaji i ullirit, përbën një formulë shëndeti, jetëgjatësie dhe nuk duhet t’i mungojë dietës suaj ditore. Vaji ekstra i virgjër fitohet pas shtypjes së parë të ullinjve dhe nuk guxon ta ketë aciditetin më të lartë se 0,8 për qind.

Gjatë përzgjedhjes përqendrohuni në vajrat që e kanë aciditetin më të vogël se 0,5 për qind. Vetëm kështu do të jeni të sigurt që ullinjtë janë shtypur menjëherë pas vjeljes.

Nëse e thithni nëpër dhëmbë, vaji i keq do të zbulojë shijen e metalit ose atë që përkujton yndyrën e nxehur. Armiku më i madh i vajit të ullirit janë nxehtësia dhe drita, sepse shkaktojnë prishjen e shpejtë. Kërkoni vaj në shishe sa më të errëta dhe për të parandaluar prishjen e shpejtë, një pjesë të vajit vendoseni në një shishe më të vogël dhe ruajeni në dollap sa më larg nga burimet e nxehtësisë. Pjesën tjetër ruajeni në temperaturë në mes 14 dhe 15 shkallë.

Shishen çdo herë pas hapjes duhet ta mbyllni sa më mirë që vaji të mos absorbojë aromat e ushqimit tjetër. Në parim tentoni të shmangni çdo vaj ulliri më të vjetër se një vit.

Artikulli paraprakUlçera Peptike
Artikulli vijuesLETËR E HAPUR PËR ADMINISTATËN BURMEZE. (MYANMAR)