Ngricat kanë filluar dhe kanë zaptuar një pjesë të mirë të territorit të vendit. Vec vështirësive në qarkullimin e mjeteve ngricat sjellin probleme dhe në bujqësi.
Kulturat bujqësore apo pemët dru frutorë jane ato që rrezikojnë më shumë nga të ftohtët e këtyre ditëve ku temperaturat shënojnë disa gradë nën zeri. Agronomët dhe specialistët e bujqësisë kanë këshillat e tyre për fermerët në këto ditë të ftohta.
Specialisti nga Gjirokastra Limoz Lazaj apelon fermerët të tregojnë shumë kujdes. Ata –thotë ai-duhet të tregojnë kujdes për mbrojtje provizore sezonale. Specialisti i bujqësisë sugjeron që prodhimet bujqesore apo dru frutorët të ruhen përmes plastmaseve mbrojtës, apo ngrehinave provizore.
Ato që mund të dëmtohen më tepër në këtë periudhe janë agrumet dhe ullinjtë.Specialistët sugjerojnë dhe forma të tjera të tilla që në sera masat mbrojtëse të jenë të tilla ku temperatura mos jetë nën 100C. Ngrohja në sera mund të bëhet në disa forma:
Ngrohja përmes sistemit të tubave të ujit;
Ngrohja me energji;
Ngrohja klasike me dru;
Ujitja e mire e serës me qëllim që të krijoj avuj uji ne serë;
Të përdoret agro-foli;
Trajtimi i fidanëve me aminoacide dhe ushqim foliar së paku dy ditë para se të ulën temperaturat./Kumti.com