Të kërkosh azil në Japoni është e barazvlefshme me mospranimin. Nga 5000 azilkërkues që ka pasur vendi, vetëm 11 kanë fituar të drejtën e azilit.
Por përkundër kësaj, Japonia dëshiron të dhurojë 810 milion dollarë ndihma për refugjatët sirianë dhe irakenë, njofton agjensia e lajmeve Reuters, transmeton Bota sot.
Lajmi vjen përpara takimeve me rëndësi për Sirinë në OKB, ku më e rëndësishmja do jetë edhe fjalimi i Putinit në 15:00 me orën tonë lokale.