Një avion ushtarak u rrëzua mbi një ndërtesë në një zonë rezidenciale të kryeqytetit jemenes Sana’a, duke vrarë të paktën dhjetë persona, informuan të martën mediat ndërkombëtare. Gjuajtësi ishte ngritur në një mision stërvitor, ndërsa rrëzimi i tij ndodhi pranë Sheshit të Ndryshimit, i bërë i njohur si simbol i manifestimeve anti-qeveritare gjatë vitit të shkuar. Dhjetë persona të ndodhur në dy apartamente të ndryshme gjetën vdekjen nga ky aksident, ndërsa piloti arriti të parashutohej përpara përplasjes. Pamjet televizive tregojnë zjarrëfikës duke kontrolluar në rënoja për të mbijetuar apo viktima të tjera, ndërsa disa makina u ndezën në flakë. Gjuajtësi, i cili dyshohet se pësoi një defekt teknik, ishte një prodhim i vjetër rus, i modelit “Sukhoi 22”./tch/kohaislame
You Might also Like
Në Siri u arrestuan nipat e Zëvendëspresidentit të vendit
Autoritetet siriane arrestuan dy nipat e Zv. Presidentit Farouk al-Sharaa, njofton Këshilli Mbikqyrës sirian i…
By
Redaksia
1 Min Read
Hasan Ruhani, fiton zgjedhjet presidenciale në Iran
Fituesi i zgjedhjeve presidenciale në Iran është i cili thuhet se është mbështetësi i reformave, Hasan…
By
Redaksia
1 Min Read
Davutoglu: Të gjithë që kanë lidhje me terrorizmin do të gjenden dhe ndëshkohen
Kryeministri i Turqisë Ahmet Davutoglu të martën në Ankara porositi se do të gjenden dhe…
By
Redaksia
1 Min Read
Shejh Bin Bazi për Kosovën gjatë luftës
Dijetari i ndjerë i botës Islame, Shejh Bin Bazi i cili ka qenë një nga…
By
Redaksia
1 Min Read
Izraeli vendosi sistemin e mbrojtjes ajrore në Jeruzalem
Të dielën autoritetet izraelite dislokuan sistemin e tyre të mbrojtjes kundërajrore “Iron Dome” në zonën…
By
Redaksia
1 Min Read
Në Dagestan, vritet imami
Persona të armatosur kanë qëlluar për vdekje një imam të Dagestanit dhe dy të afërm…
By
Redaksia
0 Min Read
