Jemi të akuzuar…

Jemi të akuzuar se këshillojmë për durim, maturi e urtësi; jemi të akuzuar se këshillojmë për paqe e drejtësi; jemi të akuzuar se këshillojmë për guxim, falje e mëshirë…

Jemi të akuzuar se këshillojmë të lexohet; jemi të akuzuar se këshillojmë të njihet vetja, qëllimi dhe misioni i jetës; jemi të akuzuar se këshillojmë të duhen dhe respektohen prindërit e të mos lihen të vetmuar; jemi të akuzuar se këshillojmë të duhet e respektohet gruaja e të mos braktiset; jemi të akuzuar se këshillojmë të duhet e respektohet burri e të mos injorohet; jemi të akuzuar se këshillojmë përkujdesje të lartë ndaj edukatës së fëmijëve; jemi të akuzuar se këshillojmë të ruhet familja nga kërcënimet që i kanosen; jemi të akuzuar se këshillojmë për butësi ndaj të moshuarve; jemi të akuzuar se këshillojmë të ruhet njerëzimi nga gjërat që e dëmtojnë; jemi të akuzuar se këshillojmë të respektohen fqinjët e të afërmit; jemi të akuzuar se këshillojmë të respektohet mbarë njerëzimi; jemi të akuzuar se këshillojmë të respektohen njerëzit e dijes; jemi të akuzuar se këshillojmë të ruhet gjuha nga gënjeshtra e shpifja; jemi të akuzuar se këshillojmë për durim, maturi e urtësi; jemi të akuzuar se këshillojmë për paqe e drejtësi; jemi të akuzuar se këshillojmë për guxim, falje e mëshirë; jemi të akuzuar se këshillojmë të mbrohet ambienti nga rreziqet që i kanosen; jemi të akuzuar se këshillojmë të sillen mirë ndaj kafshëve; jemi të akuzuar se i afrohemi njerëzve për t’i këshilluar; jemi të akuzuar se hapim duart tona për të mirën e njerëzimit; jemi të akuzuar se këshillojmë ta ndryshojë e përmirësojë gjithsecili veten e tij; jemi të akuzuar se këshillojmë rininë të mendojë! Dhe jemi të akuzuar se vazhdojmë të këshillojmë edhe pasi akuzohemi e luftohemi!

Falënderimi i takon Zotit Lavdiplotë, tek i Cili është tubimi i të gjitha krijesave!/pertymoter/kohaislame

Artikulli paraprakSerwer: Nikoliqi po jep shenja për ndarje të Kosovës
Artikulli vijuesKonjufca: Dino Asanaj më kërkoi para