Jeta e dyfishtë e Fidel Castros: Revolucionar apo trafikant

Shitjen e drogës Fidel Castro e shihte jo vetëm si mjet për luftën dhe revolucionin e vet. Pa probleme merrte ryshfet, sakrifikonte bashkëpunëtorët e tij më të afërt, urdhëronte ekzekutime…
 
Roja personale e Fidel Castros, i cili kishte kaluar 17 vjet pranë udhëheqësit kuban, ka zbuluar detaje shokuese për jetën e tij të dyfishtë.
 
Huan Reinaldo Sanchez (66) pohon se si Castro, tamam si “kumbar mafioz” ka mbikëqyrur shitjen e kokainës dhe personalisht kishte ndërhyrë në gjykimin e zyrtarëve dhe kishte urdhëruar ekzekutimet.
 
“Njeriu për të cilin e kam sakrifikuar jetën, të cilin e kam shikuar si zotin dhe që më ishte më i rëndësishëm se sa familja, në të vërtetë ka zhvilluar jetën sekrete në të cilën sundonte korrupsioni “, thotë Sanchez.
 
Për jetën e vet me diktatorin kuban kishte vendosur të publikonte librin “Jeta e dyfishtë e Fidel Castros” , botuar në fillim të këtij muaji. Sanchez thekson se ish – shefi i tij ka pasur 20 shtëpi luksoze në Ishujt Karaibe të cilat i kishte blerë me para të shtetit.
 
Ai ka rrëfyer se si në vitin 1988 kishte përgjuar bisedën e Fidel Castros dhe të gjeneralit Hose Abrantes, ministër luajal dhe shef i shërbimit sekret. Abrantes i kishte kërkuar udhëheqësit që të lejonte pushimin në Kubë të narko-bosit kuban ku i jetonte familja. Narko-bosi jetonte në ShBA ku zhvillonte biznes të gjithanshëm në marrëveshje me Qeverinë e Castros. Për këtë Castro ishte i gatshëm të paguante 75 mijë dollarë e ky kishte pranuar me kusht që prindërve të trafikantit të drogës t’iu thoshte se në ShBA ishte për të punuar për shtetin kuban dhe se kjo duhej të mbahej sekret, transmeton Koha.net.
 
Sanchez ka theksuar se Fidel Castro shitjen e drogës e shihte si “mjet lufte e revolucioni “. Kur ShBA dyshoi se Kuba organizonte shitjen e drogës në vendin e tyre, Castro kishte thënë se do t’ zhvillonte hetimet. Abrantes dhe gjenerali Arnaldo Ochoa u arrestuan e udhëheqësi u dha udhëzime gjykatësve dhe porotës. Abrantes u dënua me 25 vjet burg e vdiq në rrethana të çuditshme nga sulmi në zemër. Ochoa është pushkatuar e Sanchez e Castro e disa të tjerë u desh të shikojnë video-pushkatimin.
 
Në libër isha roja e Castros e ka prekur edhe vëllanë e tij Raul i cili tani udhëheq me vendin duke e përshkruar si alkoolist që kishte filluar të pinte pasi kishte marrë pjesë në vrasjen e mikut, po ashtu me urdhër të Fidelti .
 
Sanchez po ashtu kishte përfunduar në burg në vitin 1994 pasi kishte vendosur të largohej nga ai e në vitin 2008 ia doli që me anije të ikte në Miami ku gjendet edhe sot./Koha
Artikulli paraprakKonflikt i armatosur mes fiseve në Kenia, 47 të vdekur
Artikulli vijuesBabai Le Pen e kritikon vajzën e vet Marinen për pezullim nga partia