“Vendimi i gjykatës së EULEX-it për shqiptimin e dënimit me nëntë vjet heqje lirie për, Oliver Ivanoviq, nuk duhet të shkaktojë zhvendosjen e serbëve, por përkundrazi, duhet të merret si sinjal për të forcuar unitetin dhe vendosmërinë e serbëve për të mbijetuar në Kosovë”, ka thënë ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës Dalibor Jevtiq.
Ai pohoi se raste të tilla duhet t’i bëjnë serbët më të bashkuar dhe më të vendosur rreth “identitetit kombëtar”, dhe se padrejtësia dhe paligjshmëria duhet ta forcojë ndjenjën e vet të përkatësisë në një komb.
Sipas tij, është mirë që vendimi në rastin e Ivanoviq nuk është përfundimtar dhe tha se kanë marrë garanci nga organet më të larta të shtetit të Serbisë që Ivanoviq do të ndihmohet në gjykimin e tij në vazhdim.
Ai ka thënë se tani të gjitha shenjat të çojnë në përfundimin se gjendja e sigurisë në Kosovë është shqetësuese dhe se ekziston një rrezik i eskalimit të konfliktit në baza kombëtare.