Jordania ekzekuton dy militantët e burgosur të ISIS, në shenjë hakmarrje pas vrasjes së pilotit

Pasi organizata terroriste ISIS ekzekutoi duke e djegur pilotin Muaz Safi el-Kesasibe, Jordania në shenjë hakmarrje ekzekuton militantët e burgosur të ISIS, Saxhide el-Rishavi dhe Zijad Kerbuli raporton Anadolu Agency (AA).

Televizioni shtetëror jordanez pas ekzekutimit të pilotit Kesasibe, njoftoi se janë ekzekutuar gjithashtu militantët Rishavi dhe Kerbuli.

Zëdhënësi i qeverisë jordaneze dhe Ministri i Shtetit Përgjegjës për Median, Muhammed Mumani ka njoftuar se Rishavi dhe Kerbuli të cilët ishin kërkuar nga ISIS për shkëmbim me pilotin Kesasibe janë ekzekutuar në orët e para të mëngjesit me vendim të Gjykatës së Sigurimit të shtetit jordanez.

Organizata terroriste ISIS ditën e djeshme në internet kishte publikuar pamjet filmike të ekzekutimit të pilotit i cili u dogj brenda një kafazi. Qeveria jordaneze në kundërpërgjigje ndaj ekzekutimit të Kesasibe kishte njoftuar se ka transferuar për të ekzekutuar anëtarët e lartë të al-Kaedës dhe të ISIS në burgun Sevvaka i cili ndodhet në kryeqytetin e vendit.

Artikulli paraprakStrukturimi i Lëvizjes së Fethullah Gylenit në Kosovë
Artikulli vijuesLibri i Kujtimit të Kosovës, një nga regjistrat më të mirë të viktimave të luftës