Kryeministri kanadez, Justin Trudeau ka dënuar sulmin e fundit ndaj xhamisë në Toronto dhe tha se një akti i tillë vandal e ka tronditur.
Javën e kaluar Xhamia “Mesxhid El-Salaam” në Peterbrough ishte cak i një sulmi, zjarrvënje, ku si pasojë një pjesë e madhe e xhamisë shkatërrua.
“Jam i tronditur dhe i shqetësuar për shkak të sulmit ndaj xhamisë, e cila menaxhohet nga Shoqata muslimane e rajonit Kawartha. Multikulturaliteti dhe solidariteti ndërfetar janë vlera të larta të vendit tonë. Kanadaja është e fortë për aq sa janë të forta këto vlera. Komuniteti musliman është një element i respektuar i shoqërisë kanadeze me një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në jetën shoqërore dhe ekonomike të shtetit tonë. Vandalizmi dhe intoleranca ndaj qytetarëve paqësorë dhe të pafajshëm të këtij vendi janë të papranueshme”, thuhet në deklaratën kryeministrit Trudeau.
Kryeministri kanadez komentoi edhe sulmin e fundit terrorist në Paris, dhe shtoi se duhet përqendruar në kapjen e vandalëve që kërcënojnë sigurinë në mbarë botën.
“Populli kanadez duhet të kuptojë se edhe muslimanët në të njëjtën mënyrë janë viktima të terroristëve. Të gjithë duhet të qëndrojmë kundër kësaj të keqeje. Besimtarët që shkojnë në xhami për tu lutur Të jenë të qetë . Qeveria kanadeze do të mbrojë të drejtat tuaja dhe do të bëjë gjithçka për të kapur autorët e sulmit. Shpresoj se xhamia juaj do të riparohet shpejt dhe do të rihapet”, shprehet kryeministri Trudeau.
Mbrëmjen e së shtunës , i është vënë zjarri xhamisë “Masjid Al Salaam” në Toront, ku si pasojë u shkatërrua një pjesë e madhe e Xhamisë. Dëmi vlerësohet në 80.000 dollarë kanadezë (56,000 euro).
Hetimet rreth këtij rasti vazhdojnë./islamgjakova/