Kadolli: M'i kërkuan tri shtëpi dhe një BMW

Pronari i kompanisë ‘Capital Ring’ Dritëro Kadolli ka deklaruar sot së dy biznesmenët e arrestuar, Agim Ademi dhe Muharrem Rama, i kanë kërkuar atij tri shtëpi dhe një makinë të tipit BMW X5.

Njërën nga shtëpitë dhe makinën i kishin kërkuar për kryesuesin e Kuvendit Komunal të Prishtinës, Sami Hamiti, raporton Klan Kosova.

Kadolli ka thënë se biseda, gjatë së cilës është bërë kjo kërkesë, është incizuar me ndihmën e hetuesve të EULEX-it.

Hamitit dhe dy biznesmenëve nga Prishtina u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve me arsyetimin se mund të bëjnë presion mbi dëshmitarët, transmeton KosovaTimes.kohaislame

Artikulli paraprakPacolli: Haraqija më kërkoi 3.6 milionë euro
Artikulli vijuesArrestohen dy hajna që vodhën KEK-un