Gjermania, shansi i kosovarëve profesionistë, të papunë

Të ndjekësh “ëndrrën” për në Gjermani, kur e humb shpresën për punësim në Kosovë, është njëri nga opsionet që të rinjtë kosovarë po e zgjedhin për të gjetur një vend pune.
Një jetë më të mirë, një mundësi punësimi, janë arsyetimet që më së shpeshti dëgjohen nga ata që e kanë lënë ose planifikojnë ta lënë vendin, shkruan Koha Ditore.
Studiot fotografike në Prishtinë, që janë në afërsi të selisë të Ambasadës së Gjermanisë, përfitojnë nga largimet e tilla. Posa dikush hyn në lokal punëtoret marrin aparatin dhe pa fjalë fotografojnë.

Numër i madh i të rinjve prisnin javën e kaluar afër një dyqani, për të bërë fotografinë që u kërkohet nga Ambasada për një vizë pune.
Ariana Fetës i kanë mbetur më pak se dy muaj që t’ia fillojë për herë të parë punës si mjeke. Por jo në Kosovë. Javën e kaluar ajo e ka marrë lejen e punës në Gjermani.
“Kanë kaluar rreth katër vite nga diplomimi, nëse e llogarisim edhe kohën e stazhit”, ka thënë ajo. Në Kosovë asaj nuk i është dhënë mundësia asnjëherë që të punojë në profesionin, për të cilin thotë se ka shpenzuar shumë kohë dhe mund.

Artikulli paraprakZvicër, arrestohet vrasësi sadist që masakronte viktimat
Artikulli vijuesJa çfarë bënë gruaja myslimane në Londër