Në seancën e sotme në Kuvend pati përplasje mes deputetes së Vetëvendosjes, Drita Millaku dhe kreut të Kuvendit, Kadri Veseli.
E gjitha nisi kur deputetja akuzoi kryeparlamentarin dhe presidentin Hashim Thaci se kishin urdhëruar vrasjen e komandantit
Deputetja Millaku ka thënë se me urdhër dhe dijen e Veselit dhe Thacit është vrarë komandanti i UÇK-së Ekrem Rexha, me pseudonimin Drini.
Pas kësaj, ka marrë fjalën edhe Veseli, i cili i ka kërkuar që të Kuvend të flitet për temën për cka është thirrur seanca, ndërsa për akuzat tjera flitet në janar.
Sic duket, Veseli pati fjalë për Gjykatën Speciale, që edhe më tej nuk dihet se kur do të dalë me aktakuzat e para, edhe pse Veseli sot përmendi muajin janar, si kohën kur do të nisin për të dalië në dritë të gjitha.
“Po kena me folë edhe për këto sene. Mos u ngutni. Veç ka marrë fund koha e ish Serbisë. Kena m’u ballafaqu për tana senet te zoti e te njeri. Me pasë dikush shqetësim shkon edhe te Prokuroria. E ka rrejtë kush i ka thanë diçka, me shiku brenda vetes e gjanë ma lehtë”, ka thënë kreu i Kuvendit.
Komandant Drini është vrarë pas përfundimit të luftës e vrasja e tij nuk është zbardhur asnjëherë, ndërsa deputetja e VV’së hapi temën e vrasjes së tij, duke thënë se në këtë ka gisht presidenti i kryeparlmentari.
Kjo, sipas saj, ka ndikuar që komandanti i vrarë as mos të dekorohet nga Presidenca.
“Kërkesa për dekorimin e Drinit është në sirtar qe katër vjet dhe asnjëherë nuk u mor parasysh”, tha Millaku.