Fitimet e Messit te Barça marramendëse

Të gjithë tifozët e Barcelonës janë gëzuar me lajmin se Lionel Messi ka rinovuar me Barcelonën.

Me këtë rast argjentinasi vazhdoi me klubin katalunas deri në vitin 2021 dhe me kontratën e re paguhet dyfish më shumë se Cristiano Ronaldo.

 

Messi ka rinovuar transferimin 100 milionësh te Manchester Cityt, ku do të fitonte 50 milionë euro në vit.

Por, pesë herë Topi i Artë do të fitojë shumë edhe te klubi spanjoll, edhe pse shkalla e tatimit është mjaft e madhe (48%).

Më poshtë keni fitimet e Messi nga sekondë deri në vit:

Në vit: 39 milionë euro

Në muaj: 3,25 milionë euro

Në javë: 750.000 euro

 

Në ditë: 106.849 euro

Në orë: 4.452 euro

Në minutë: 74 euro

Në sekondë: 1,23 euro

Vlen të theksohet se rroga vjetore e Ronaldos është 18 milionë euro.

Artikulli paraprakKylian Mbappe thyen një tjetër rekord
Artikulli vijuesKadri Veseli: Pas janarit do të merret vesh kush çka ka bërë