PRISHTINË (AA) – Kadri Veseli është ushtrues detyre i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), pasi që në mbledhjen e Këshillit Drejtues të kësaj partie ai u zgjodh për ta zëvendësuar kryetarin e deritashëm, Hashim Thaçin, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëvendëskryetari aktual, Kadri Veseli është zgjedhur si ushtrues detyre i kryetarit të PDK-së në mënyrë unanime, pa asnjë votë kundër në mbledhjen e parë të Partisë Demokratike të Kosovës, pas 17 viteve, të mbajtur pa tashmë ish kryetarin e partisë Hashim Thaçin, i cili ka dhënë dorëheqje në këtë post, pas zgjedhjes për president të Republikës së Kosovës me 26 shkurt.
Gjithashtu, është paralajmëruar edhe mbajtja e Konventës së Përgjithshme të PDK-së, ku pretendent kryesor për t’u zgjedhur kryetar i partisë më të madhe në Kosovë është kryetari aktual i Kuvendit të Kosovës, Kadri veseli, nga sot edhe zyrtarisht lideri i PDK-së.