Kadri Veselit nuk i afrohen nënkryetarët

1 Min Read

Kryeparlamentarit Kadri Veseli gjatë drejtimit të seancave parlamentare, nuk i janë ulur afër asnjëherë deri më tani dy nënkryetarët e Kuvendit, Sabri Hamiti dhe Glauk Konjufca.

I vetmi nga nënkryetarët që ka qëndruar pranë tij gjatë drejtimit të seancave të mbajtura në muajin e kaluar, ka qenë Xhavit Haliti, i cili është njëherësh bashkëpartiak me ish-shefin e Shërbimit Informativ të Kosovës.

Madje, zyrtarët e lëvizjes Vetëvendosje thonë se Konjufca më shumë preferon të ulet në karrigen e deputetit sesa në atë të nënkryetarit. /Zëri/

Share This Article