Qyteza Kafr Zita në veri të Hama-s të cilën regjimi i Sirisë e bombardon për katër vite pa ndërprerë, me pamjen e një grumbulli rrënojash jep përshtypjen e një qyteti shpirtërash, raporton Anadolu Agency (AA).
Qyteza që tani gjendet nën kontrollin e grupeve opozitare ka qenë shënjestër e sulmeve të dhunshme me armë të rënda nga forcat e regjimit që nga viti 2012 dhe e bombardimeve të avionëve ushtarakë rusë që nga fundi i vitit të kaluar.
Përderisa në qytet nuk ka ngelur shtëpi e vetme që nuk ka qenë shënjestër e bombave fuçi, sulmeve me topa, mortajave dhe armëve automatike, shihet se ndërtesat janë shkatërruar tërësisht ose plotësisht dhe kanë ardhur në gjendje të papërdorshme.
– “Kafr Zita është një nga rajonet më të rrezikshme dhe më të shkatërruara në Siri”
Pjesa dërmuese e popullatës të Kafr Zita-s është detyruar të largohet si pasojë e sulmeve të vazhdueshme, ndërkohë që shihet se në numër të vogël ka njerëz që këmbëngulin të qëndrojnë edhe krahas bombardimeve që kryhen thuajse çdo ditë.
Sikundër se në qytetet tjera, edhe këtu tempujt e adhurimit kanë qenë objektiva të bombardimeve të regjimit. Banorët e qytetit thonë se xhamia më e madhe e qytezës është goditur disa herë, duke shtuar se është e pamundur të falet namazi brenda xhamisë duke qenë në këtë gjendje.
Duke folur për gazetarin e AA-së, zyrtari i Njësitit për Mbrojtje Civile e lidhur me opozitën, Hasan el-Araxh, tërhoqi vëmendjen për pamjet që i kanë shkaktuar sulmet ajrore të regjimit dhe Rusisë dhe tha se “Kafr Zita është një nga rajonet më të rrezikshme dhe më të shkatërruara në Siri”.
– “Kafr Zita është linjë e rëndësishme mbrojtjeje para zonës rurale të Idlibit”
Duke potencuar se nuk ekziston asnjë pikë e sigurtë në zonat që gjenden nën kontrollin e forcave opozitare, Araxh u shpreh se “Megjithatë, regjimi i zgjedh disa zona sipas pozitave strategjike dhe i intensifikon sulmet. Kafr Zita, pra, është linjë e rëndësishme mbrojtjeje para zonës rurale të Idlibit”.
Araxh bëri të ditur se që nga fillimi i sulmeve deri më tani në qytezë janë hedhur së paku 2 bomba fuçi dhe predha dhe më shumë se 500 predha mortaje dhe topa, duke shtuar se gati 70 e infrastrukturës është dëmtuar.
“Në sulmet në Kafr Zita deri më tani kanë vdekur 450 civilë. Njerëzit u detyruan t’i braktisin shtëpitë dhe vendlindjen e tyre. Supozohet se popullsia e qytezës e cila më parë ishte 26 mijë, tani ka rënë deri në 3 mijë”, tha Araxh.
Qyteza Kafr Zira në verilindje të Hama-s, që nga viti 2012 kur kaloi në kontrollin e forcave opozitare është bërë shënjestër e sulmeve të regjimit.