Policia e Kosovës dje në Prishtinë ka arrestuar dy shtetas të Shqipërisë pasi tek të dyshuarit janë gjetur 47 qese narkotikë të llojit kokainë, transmeton Koha.net.
“Është ndaluar vetura Opel Astra me targa lokale të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull (shqiptar) shtetas i Shqipërisë së bashku me bashkudhëtarin, të dyshuarin mashkull (shqiptar). Gjatë kontrollit në veturë janë gjetur dhe konfiskuar 14 qese me substancë të dyshuar narkotike që dyshohet të jetë e llojit ‘kokainë. Lidhur me rastin njësitet policore kanë gjetur edhe konfiskuar edhe 33 qese të tjera po ashtu me substancë të dyshuar narkotike që dyshohet të jetë po ashtu kokainë”, thuhet në komunikatën e PK-së.
Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ka bërë të ditur PK-ja.