Ndërkohë që trupi i pajetë i një prej themeluesve të Izraelit, Shimon Peres, po përgatitet për lamtumirë, krimet e tij ndaj palestinezëve kanë filluar të rikujtohen, raporton AA.
Gideon Levi, një nga kolumnistët e gazetës “Haaretz”, në një analizë të tij për Peres shkruan se ky person i cili ka një çmim të paqes dhe ngrihet nga disa njerëz me titullin “njeriu i paqes”, i ka shikuar palestinezët poshtë izraelitëve dhe nuk ka treguar ndonjë përpjekje të veçantë për të sjellë paqe.
Në një deklaratë nga një prej organizatave kryengritëse palestineze, Hamas thuhet: “Jemi të mërzitur që Peres humbi jetën pa u gjykuar nga gjykatat ndërkombëtare për krimet njerëzore që ka kryer nda palestinezëve.”
Ndërsa populli turk Peresin e njeh më shumë me deklaratën e Presidentit të vendit Recep Tayyip Erdoğan në vitin 2009, gjatë samitit ekonomik të Davosit në Zvicër, ku duke iu drejtuar Peresit i tha ‘one minute’. Erdoğan duke i referuar fjalimit me zë të lartë ndaj tij i tha Peresit: “Ju dini shumë mirë të vrisni”. Kjo fjalë mbeti gjatë në mendjet e të gjithëve.
Ndërsa përsa i përket të shkuarës së tij të mbushur me plot krime, që humbi jetën në moshën 93 vjeçare dhe që më parë ka qenë aktiv në shumë institucione të rëndësishme politike dhe ushtarake në vend, është si vijon:
– Emigroi nga Bjellorusia drejt Palestinës
Shimon Peres lindi në Bjellorusi në vitin 1923. Ai rrjedh nga një familje e pasur tregtarësh. Peres emigroi drejt Palestinës në vitin 1934, vend që në atë kohë ishte koloni e Britanisë së Madhe. Ai në moshën 24 vjeçare u bë pjesë e organizatës sioniste Haganah e cila organizonte sulme të armatosura kundër palestinezëve. Në këtë mënyrë filluan edhe krimet ndaj palestinezëve të kryera nga ai.
Në vitin 1948, vit kur u formua shteti i Izraelit, Peres u emërua nga Kryeministri i parë i vendit Ben Gurion si përgjegjës për blerjet e armëve. Në këtë mënyrë Peres mori një rol të rëndësishëm në ngjarjen që në histori njihet me emrin “Fatkeqësia e Madhe” (Nakbe), ku qindra mijëra palestinezë u detyruan të largohen nga vendi dhe të lënë shtëpitë e tyre. Peres edhe pse nuk kishte një të shkuar ushtarake u bë një nga personat përgjegjës në zhvillimin e industrisë ushtarake në vend.
– Ideator i programit për armët nukleare
Në vitet 1953 – 1965 Peres ishte këshilltari i parë i Ministrisë së Mbrojtjes së Izraelit, ndërkohë më pas ai ka qenë në detyre edhe si zëvendësministër në këtë ministri. Gjithashtu njihet si ideatori i programit për armët nukleare të Izraelit. Programi nuklear i Izraelit në saje të Peres ushtron aktivitet jashtë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.
Peres në vitin 1975 duke u takuar me ministrin e Afrikës së Jugut që në atë kohë ishte ministër i një qeverie raciste, u dyshua se tentoi të shiste bërthama të raketave bërthamore. Duke dalë në pah me anë të disa dokumenteve të studiuesve izraelitë, fuqia nukleare e Izraelit mendohet se përbëhet nga dhjetëra raketa me mbushje bërthamore.
– Dha urdhër për masakrën e Kana-s
Peres gjatë udhëheqjes së tij të vendit më 1996 dha urdhrin e nisjes së operacionit “dënimit i rrushit” në tokat e Libanit. Si pasojë e bombardimeve të rënda të Libanit, humbën jetën të paktën 154 persona. Një numër i madh i tyre u detyruan të lënë shtëpitë.
Ndërkohë një nga masakrat që bie më shumë në sy në këto sulme ishte ajo e Kana-s. Si pasojë e një sulmi të Izraelit në një kamp të ruajtur nga OKB-ja të paktën 106 civilë të strehuar këtu humbën jetën dhe shumë të tjerë mbetën të plagosur.
– Mbrojti ndërtimin e vendbanimeve dhe ngritjen e embargos kundër Gazës
Peres ishte një nga mbrojtësit më të mëdhenj të embargos së vendosur ndaj Gazës, vend ku jetojnë rreth 2 milionë palestinezë. Ai mbronte idenë se rruga e vetme e mënjanimit të sulmeve ndaj Izraelit, është ngritja e një embargoje ndaj Gazës dhe bllokimi në masë i popullatës aty.
Ai i cili gjatë kohës kur organizoheshin operacionet e forcave izraelite ndaj Gazës në vitin 2009, kohë kur ai ishte President i vendit, ka bërë thirrje për unitet dhe mbështetje të këtyre sulmeve. Gjithashtu ka mbrojtur dhe nxitur ndërtimin e vendbanimeve izraelite në tokat e pushtuara palestineze.
Ndërsa për shkak se në kohën e marrëveshjes së Oslo-s ai ishte ministër i Punëve të Jashtme, Peres dhe Yaser Arafat u zgjodhën si fitues të çmimit Nobel në vitin 1994.
– “Ju dini mirë të vrisni”
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, 7 vite më parë gjatë një pjesëmarrjeje në samitin ekonomik të Davos-it në Zvicër, pas ngritjes së zërit nga ana e Presidenti të atëhershëm Shimon Peres ndërkohë që fliste për sulmet e Izraelit në Gaza, Presidenti Erdoğan i është përgjigjur: “Ju del shumë i lartë zëri. Kjo është përfundim i një psikologjie fajësimi. Por zëri im nuk do të dalë aq i lartë. Ndërsa përsa i përket vrasjes dua të them që ju dini shumë mirë të vrisni. E di mirë se si i goditët dhe vratë fëmijët në plazhe.”
Ndërkohë që përgjigjej Peres, moderatori ndërpreu fjalën e Erdoğan, ndërsa Presidenti Erdoğan reagoi duke lënë mbledhjen dhe duke thënë: “Davos për mua ka marrë fund dhe nuk vij më.” Ky reagim ka hyrë në histori me emrin “one minute”.
Peres gjatë historisë së politikës së Izraelit ka qenë për 48 vite me radhë si deputet i Parlamentit të Izraelit. Ai ka shërbyer për dy mandate si kryeministër i vendit dhe një mandat si President. Peres i dorëzoi postin e presidentit Reuven Rivlinit në vitin 2014.