Karzai: NATO-ja e ka të ndaluar t’i sulmoj shtëpitë

Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, thotë se forcave të koalicionit, të udhëhequra nga NATO-ja, tashmë nuk u lejohet që t’i sulmojnë nga ajri shtëpitë e afganëve nën çfarëdo rrethanash, bile edhe në mbrojtje të trupave afgane dhe të jashtme.

Karzai tha mbrëmë se ky mirëkuptim është arritur me komandantin e NATO-s dhe të forcave të Shteteve të Bashkuara, Xhon Allen, në bisedime, pasi javën e kaluar nga një sulm ajror në një shtëpi u vranë 18 civilë në provincën Logar.
Megjithatë duket se NATO-ja ka një shpjegim pak më ndryshe se për çka është arritur marrëveshja.
Koalicioni tha se është arritur marrëveshe për kufizim të sulmeve ajrore kundër shëtpive, por aeroplanët e NATO-s ende do t’i sulmojnë sipas tyre “militantët” në apo afër vendbanimeve me qëllim që të mbrohen trupat aleate të NATO-s dhe ato në terren.
Viktimat e shpeshta civile të shkaktuara nga sulmet e NATO-s i kanë përkeqësuar ndjenjat e afganëve ndaj trupave të jashtme. /BS/kohaislame

Artikulli paraprakLiderët e serbëve të veriut: Stefanoviqi e ka pranuar Kosovën si shtet
Artikulli vijuesNë Kosovë evidentohen 168 fëmijë që kryejnë punë të rënda