Shtetet e Bashkuara, aleati i saj Jordani dhe 15 vende të tjera muajin e ardhshëm do të marrin pjesë në ushtrimet ushtarake që do të mbahet në mbretërinë e Jordanit, tha një përfaqësues ushtarak i Jordanisë në një deklaratë të dielën.
Kryetari i shefave të përbashkët të Shtabit të Përgjithshëm të SHBA-ve, Martin Dempsey, dhe homologu i tij jordanez Meshaal Zaben diskutuan për përgatitjet për ushtrimet që do të mbahen në tokë, deti dhe ajër, shtohet më tej në deklaratë.
Një deklaratë e veçantë në faqen e internetit të Departamentit amerikan të Mbrojtjes tha se ushtrimet luftarake ─ “Ushtrimi Luani i Etur 12 (Eager Lion 12)” ─ do të mbahen nga 7 maj der me 28 maj.
“Ushtrimet do të fokusohen në rritjen e kapacitetit të menaxhimit të krizave dhe teknikave për të luftuar më mirë terrorizmin,” thuhet në deklaratën e SHBA-së, duke shtuar se ushtrimet luftarake do të shohin më shumë se 8000 pjesëmarrës t’i shfaqin aftësitë e tyre.
Jordan është një përfitues i madh i ndihmës amerikane ushtarake dhe ekonomike, ëashingtoni i ka dhënë Amanit $ 2.4 miliard dollarë në pesë vitet e fundit, sipas shifrave zyrtare. AFP/Kohaislame.com
You Might also Like
Karkalecat shkatërrojnë jugun e Izraelit
Një mori e paparë karkalecash, që kanë fluturuar nga Egjipti, po boshatisin jugun e Izraelit.…
By
1 Min Read
Vdes edhe një shqiptar tjetër në Siri? VIDEO
Sipas informacioneve të publikuara në disa faqe të facebook-ut të revolucionit Sirian, dhe një video të…
By
2 Min Read
TURQIA NDALON NJË AVION TJETËR ME DESTINACION DAMASKUN
Në Erzurum të Turqisë ka zbritur një avion i Armenisë kargo që udhëtonte drejt Sirisë,…
By
1 Min Read
Sulm vetvrasës në “xhaminë e forcave speciale” në Arabinë Saudite
Në qytetin Ebha në jug të Arabisë Saudite në një xhami e cila frekuentohet më…
By
1 Min Read
Obama: Gabim nëse Kongresi refuzon marrëveshjen bërthamore
Presidenti amerikan, Barack Obama, filloi të mërkurën një fushatë për të bindur Kongresin për të…
By
1 Min Read
Shteti Islamik me buxhet 30 për qind më të ulët se para 15 muajve
Një firmë që merret me analiza, me bazë në SHBA, thotë se të ardhurat e…
By
1 Min Read
