Hakerat grekë sulmojnë webfaqen zyrtare të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë

Hakerat grekë sulmojnë webfaqen zyrtare të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Një grup hakerash grekë kanë sulmuar mbrëmë rreth orës 23:00 webfaqen zyrtare të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë www.kmsh.al, duke publikuar mesazhe e foto tepër ofenduese e fyese ndaj fesë islame dhe myslimanëve.

Fotot dhe mesazhet nxisin dhunë e urrejtje ndaj myslimanëve dhe fesë islame.

Faqja është bllokuar nga grupi i mirëmbajtjes së faqes dhe po punohet intensivisht për rikthimin e saj.

Faqja është sulmuar nga grupi i ashtuquajtur G.H.S (Greek Hacking Scene), të cilët më parë kanë sulmuar edhe faqe të tjera turke, maqedonase e kosovare, si dhe faqe të tjera në të gjithë botën.

Shpeshherë faqet shqiptare me domainin (.al) janë sulmuar nga hakerat, kryesisht grekë e serbë, duke shpërndarë mesazhe urrejtje e dhune.

/Drita Islame/kohaislame

 

Artikulli paraprakLapidari i UÇPMB-së po mbahet në Beograd?
Artikulli vijuesKatër problemet më të mëdha me sigurinë e të dhënava dhe si t’i rregulloni ato