Rreth 100 milionë euro vlerësohet të jetë shuma e energjisë elektrike që është shpenzuar nga serbët në veri të Kosovës dhe nuk është paguar asnjëherë.
Mirëpo, kjo praktikë e mospagesës ka vazhduar edhe kur distribucioni i KEK-ut ka kaluar në pronësi private.
Gazeta “Zëri” një ditë më parë ka raportuar se rreth 7 milionë euro energji elektrike që shpenzohet nga serbët në pjesën veriore të Kosovës po u faturohet qytetarëve të tjerë që paguajnë me rregull faturat e energjisë elektrike.
Behxhet Shala, kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), ka thënë se në këtë rast KEDS-i dhe ZRRE-ja po bëjnë vepër penale, andaj ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të ndërmarrë masa.
“Është shumë e padrejtë që një pjesë e qytetarëve të paguajnë energjinë edhe të atyre që nuk e paguajnë. Kjo jo vetëm që është shkelje e të drejtave të njeriut, por është edhe vepër penale dhe pas kësaj informate Prokuroria duhet të ndërmarrë masa menjëherë. Nuk mundet askush të bëjë një program duke ua shpërndarë rrymën e atyre që nuk paguajnë atyre që paguajnë në mënyrë proporcionale nga një euro apo nga dy. Kjo është gjobë e kundërligjshme apo haraç”, ka thënë Shala.
Kryetari i KMDLNJ-së pohon se ZRRE-ja në vend se t’i mbrojë interesat e qytetarëve është rreshtuar në anën e KEDS-it dhe po shihet që në shumicën e rasteve po aprovon shumicën e kërkesave në kurriz të konsumatorit.
“E turrin ZRRE-ja po e ndal vetëm kur po përballet me protesta. Në këtë plan Qeveria është ajo që duhet të ndërmarrë hapa, ngase në fund të fundit ata janë për mbrojtjen e interesave të qytetarëve”, tha Shala. /Zëri/Telegrafi/
You Might also Like
Pse Kur’ani e përmend dëgjimin para shikimit?
Allahu i Madhërishëm thotë: “Mos shko pas diçkaje për të cilën nuk ke dijeni. Vërtetë,…
By
Redaksia
4 Min Read
Shtyhet afati i intervistave për azil i tetë puçistëve që ikën në Greqi
Me kërkesë të avokatëve është shtyrë për një muaj intervistimi i tetë ushtarëve puçistë lidhur…
By
Redaksia
2 Min Read
SHËNIM: Gjeni diçiturën….
“Atë që se shpreh dot fjala, mundet ta shprehë fotoja” – kjo maksimë që shoqëron…
By
Redaksia
4 Min Read
"Ejupi dhe Konjufca, ma shkatërruan jetën"
Një letër në dorëshkrim dhe një stilolaps mbi të është gjetur në tavolinën e punës…
By
Redaksia
1 Min Read
PD: Sulmi ndaj Kuvendit, përpjekje për të mbjellë atmosferën e anarkisë
Partia e Drejtësisë e dënon ashpër sulmin e mbrëmshëm kundër Kuvendit të Kosovës, duke e…
By
Redaksia
1 Min Read
400 ditë grevë ish-punëtorët e Fabrikës së Gypave
Ish-punëtorët e Fabrikës së Gypave në Ferizaj, kanë dalë sot para medieve për të treguar…
By
Redaksia
1 Min Read
