Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) në pragë të përvjetorit të pavarësisë ka kthyer në prodhim edhe “Bllokun A5” të Termocentralit “Kosova A”.
Aktualisht Korporata është duke operuar me 100 % të kapaciteteve prodhuese të energjisë elektrike sipas Bilancit energjetik të aprovuar nga MZHE.
“Ashtu siç është premtuar nga fillimi, edhe në takimet me kryeministrin e vendit, z. Ramush Haradinaj dhe zyrtarët tjerë të institucioneve, të gjitha parashikimet janë realizuar në një afat rekord pas arritjes së marrëveshjes dhe zhbllokimit të procesit të zhvendosjes së banorëve nga zonat e Hadës dhe Shipitullës.
Të gjithë punëtorët e KEK-ut, nga menaxhmenti, punëtorët e termocentraleve dhe ata të mihjeve kanë punuar intensivisht që të arrihet një stabilitet maksimal dhe të kthehen në funksion të gjitha njësit prodhuese para ditëve të festave të 10 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Po ashtu edhe të gjitha njësitë gjeneruese në terren, në mihje janë duke punuar me një dinamik dhe intensitet të shtuar për të kompensuar rezervat e shpenzuara gjatë kohës sa kishte bllokadë si pasoj e vonesave në shpronësime.
Varësisht nga konsumi në vend dhe kërkesat nga operatoret në treg, KEK-u ka në dispozicion kapacitete prodhuese të energjisë deri në 780 MW/h.
Bordi, Menaxhmenti dhe gjithë punëtorët e Korporatës, me këtë rast urojnë të gjithë qytetarët e vendit për Festën e madhe, jubilare të 10 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës./Indeksonline/