Ministria e Punëve të Jashtme të Palestinës ka kërkuar nga BN që të marrë vendime serioze për t’i dhënë fund pushtimit dhe krimeve të regjimit sionist në territoret e Palestinës.
Agjencia jordaneze e lajmeve njoftoi se Ministria e Punëve të Jashtme të Palestinës të enjten në mbrëmje me anë të një deklarate, ka theksuar se tani ka ardhur koha që BN të zbatojë përgjegjësinë e saj ligjore dhe morale ndaj popullit të shtypur palestinez dhe t’i jap fundi vuajtjeve të këtij populli që po shkaktohen nga regjimi sionist.
Ministria e jashtme palestineze ka deklaruar se BN duhet të rishikojë programet dhe strategjinë e saj për zgjidhjen e çështjes së Palestinës, sepse duke marrë parasysh insistimin e regjimit sionist për vazhdimin e pushtimeve dhe për zgjerimin e kolonive sioniste në territoret palestineze, përpjekjet aktuale për zgjidhjen e krizës palestineze nuk kanë kurrfarë dobie.
Ministria e Jashtme palestineze në deklaratën e saj, gjithashtu ka kërkuar nga BN të marrë masa urgjente për organizimin e një konference ndërkombëtare për paqe dhe të marrë vendime të obligueshme për ndaljen e sulmeve ushtarake dhe ndërtimeve të kolonive sioniste nga Izraeli.
Ministria e Punëve të Jashtme të Palestinës në fund ka dënuar të gjitha veprimet agresore të regjimit sionist kundër popullit palestinez.