Kerry: Forcat e PYD/YPG-së janë duke u tërhequr në lindje të Eufratit

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, e njoftoi sot ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu se forcat e PYD/YPG-së janë duke u tërhequr në lindje të Eufratit, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç theksojnë burimet diplomatike, ata kanë biseduar me kërkesë të Kerry-t, ndërsa temat mes tjerash kanë qenë, ndalimi i luftimeve në Siri si dhe vendosja e armëpushimit të përhershëm.

Ata kanë biseduar edhe për përpjekjet që nevojiten të ndërmerren për ardhmërinë e Sirisë. Kerry theksoi se forcat PYD/YPG janë duke u tërhequr në lindje të Eufratit.

Dy zyrtarët e lartë potencuan se do të vazhdojë bashkëpunimi mes dy dy vendeve kur është fjala për aksionet në Jarabulus në Siri.

Kerry dhe Çavuşoğlu porositën se do të vazhdojë bashkëpunimi i tyre në luftën kundër DAESH-it në Irak dhe Siri.

Artikulli paraprak“Me çlirimin e Jarabulus-it është parandaluar projekti i ndarjes së Sirisë”
Artikulli vijuesÇavuşoğlu: FETÖ është një organizatë terroriste brutale dhe barbare