Kështu i mbyllet goja një gazetarit racist!

“Mos e kërcëno, mos e bëj të heshtë- thjesht ktheja shpinën”.

Kjo është një video për të cilën po diskuton Britania.

Studentët e Universitetit të Brunelit vendosën t’i kthejnë shpinën gazetares së Mail Online, Katie Hopkins, e cila ishte ftuar të fliste në auditor.

Ajo do fliste për të ardhmen e shtetit të mirëqenies sociale në 50-vjetorin e universitetit.

Studentët e kishin kundërshtuar praninë e saj në universitet, por vendosën që ajo të ishte e pranishme, por reaguan duke i kthyer shpinën.

Vetë gazetarja, e njohur si një analiste e së djathtës, falenderoi studentët që “e bënë emrin e saj të përflitet kaq shumë”.

“Ne i dërgojmë të rinjtë në universitet të zgjerojnë dijet e tyre- por duket se objektivi i tyre është që të mbyllin mendjen”, tha ajo.

Arsyeja e kësaj revolte studentore duket se janë qëndrimet e saj të ashpra, sidomos ndaj emigrantëve.

Në një rast, ajo tha se emigrantët që kalojnë Mesdheun janë “insekte që po tentojnë të gjejnë një vend të sigurt”.

Guardian e ka vlerësuar veprimin e studentëve si një shembull që i duhet dhënë edhe botës.

 

Kjo praktikë duhet të sillet edhe tek ne, ngase shumë gazetar nxjerrin vrerë nga gojët e tyre në mënyrë raciste ndaj fesë Islame sidomos dhe çdo gjëje tjetër që lidhjet me Islamin.

Artikulli paraprakPolitikania serbe me hixhab në Iran
Artikulli vijuesPërmbyten dy varka me refugjatë në brigjet turke, 6 fëmijë të vdekur