Kush është kjo plakë legjendare?

Vesile Akin, 71 vjeçe, pikërisht 35 vite më parë filloi të punojë në një dyqan të gomave, ndërsa me angazhimin dhe dëshirën e saj të mrekullueshme për punë, rrëzon stereotipet e ndarjes së punëve sipas gjinive.
 
 
Vesile Akin, 71 vjeçe, banore e Sandikli, një qyteti i vogël pranë qytetit turk të Afyonkarahisar, gjysmën e jetës së saj ka kaluar duke punuar në gomisteri, shkruan Anadolu Agency (AA).
 
Kjo grua e vjetër para saktësisht 35 viteve filloi të punojë si gomiste, ndërsa me angazhimin dhe dëshirën e saj të mrekullueshme për punë dhe pavarësisht moshës, rrëzon stereotipet e ndarjes së punëve sipas gjinive.
 
Akin në një intervistë me Anadolu Agency (AA) tregon se gomisterinë e hapi djali i saj para se të shkonte në shërbimin ushtarak. Kur shkoi në ushtri, thotë se, ajo vendosi për të punuar në dyqan në mënyrë që të mbijetojnë derisa djali kthehet nga ushtria. Në punëtorinë e gomisterisë, Vesile bënë shumë punë, por specialiteti i saj është ndërrimi i gomave të makinave. Akin më parë është marr edhe me endje të qilimave për të ndihmuar familjen e saj.
 
“Gratë duhet të jenë mjeke, duhet të jenë gjyqtarë, prokurorë, unë thash, le të  bëhet njëra gomiste”, thotë gruaja e vjetër, duke qeshur. Beson se gratë, brenda mundësive të tyre, duhet të punojnë dhe të ndihmojnë për mirëqenien e familjes.
 
“Gratë, le të edukohen, le të punojnë. Kur dy veta në shtëpi punojnë është shumë më lehtë. Shumë i përshëndes të gjitha gratë dhe mesazhi im për ato është që të edukohen dhe të kenë ndonjë profesion. Kemi dhe ne mendje, jo vetëm burrat”, tha gruaja e moshuar.
 
Vesile gjithashtu shtoi se të gjithë duhet të luftojnë kundër dhunës ndaj grave. Djali i saj Ali Akin thotë se ai është krenar për nënën e tij. “Nëna është ajo që hapi dyqanin, dhe punën të cilën bënë ajo, është shembull për të gjithë ne”, tha Ali./AA
 
Artikulli paraprakTragjedi në familje nga xhelozia, burri vret gruan e pastaj veten(VIDEO)
Artikulli vijuesVëllau Arsim Sahiti, vendos ta shesë veshkën për strehën e fëmijëve!