Profesori i çështjeve juridike Riza Smaka, thotë se kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa nuk mund të marr një vendim për shkarkimin e ministrit për Kthim dhe Minoritete, Aleksandër Jabllanoviq, për arsyen se Lista Serbe mund të reagoj disfavorshëm ndaj tij.
“Koalicioni ndërpartiak PDK- LDK, në parim është fragjil dhe delikat aq më parë kur Lista Srpska është pjesë e tij me kondita të caktuara. Kryeministri druan që Lista Srpska mund të reagojë në disfavorin qeveritar të cilit ai i druan jo pak! Poashtu së pakut deri më tani kryeministrit i mungoj vendosmëria e premierit të vendit për të reaguar me konsekuencë shtetërore për shkak në vendin tonë pos vështirësive dhe problemeve të shumta e të ndryshme, linden protestat e fuqishme nga qytetarët e disa subjekte politike”, thekson Smaka.
Sipas tij, sentenca “Shumë pushtet shumë përgjegjësi”, është e panjohur për kryeministrin Mustafa.
“Sentenca romake “Shumë pushtet shumë përgjegjësi” si duket për kryeministrin e vendit është e panjohur, sëpakut deri më tani”, thekson profesor Smaka. /BotaSo