KFOR-i ka bllokuar të gjitha rrugët alternative në veri

0
198

Mediat serbe raportojnë se KFOR-i ka bllokuar të gjitha rrugët alternative në veri të Kosovës.

Kryetari i instaluar nga Serbia në Zubin Potok, Stevan Bozhoviq, ka konfirmuar për agjencinë e lajmeve Beta, se KFOR-i sot ka bllokuar të gjitha drejtimet e rrugëve alternative që shkojnë ose vijnë nga Serbia në Kosovë.
Njoftohet se rrugët alternative janë bllokuar edhe në Komunën e Leposaviqit./Indeksonline/kohaislame