Ndalesa e importit të qymyrit nga Koreja e Veriut është vendim të cilin autoritetet kineze e kanë marrë në pajtim me rezolutën 2321 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara
Kina përkohësisht ka ndaluar importin e qymyrit nga Koreja e Veriut, që është njëlloj përgjigje e testimeve provokuese të raketave balistike dhe bërthamore në Korenë e Veriut, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gazeta kineze “China Daily” raporton se ndalesa e importit të qymyrit nga Koreja e Veriut është vendim të cilin autoritetet kineze e kanë marrë në pajtim me rezolutën 2321 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që urdhëron vendosjen e sanksioneve ndaj Phenianit zyrtar.
Ndalesa e importit të qymyrit koreanoverior në Kinë në fuqi ka hyrë sot dhe do të jetë në fuqi deri në fund të këtij viti.
Koreja e Veriut më 9 shtator të vitit të kaluar kreu testimin e pestë bërthamor, ndërsa Këshilli i Sigurimit të OKB-ve më 30 nëntor miratoi rezolutë për vendosjen e sanksioneve shtesë ndaj këtij vendi.
Në pajtim me rezolutën, Kina muajin e kaluar ndaloi eksportin e pajisjes dhe teknikës që në Korenë e Veriut mund të përdoret në zhvillimin e armëve bërthamore dhe të tjera.