Kina ndalon me ligj meteorologët amatorë

Autoritetet kineze ndaluan sot me ligj të gjithë individët dhe organizatat që publikojnë parashikime jozyrtare të motit.
 
Shkelësit e ligjit do të gjobiten mbi 8 000 dollarë për publikimin e alarmeve jozyrtare lidhur me motin si edhe të informacioneve false, që bien në kundërshtim me rregullat e njoftuara online nga Administrata Meteorologjike e Kinës.
 
Ndërkohë, shkelësit e ligjit do të përballen edhe me akuza kriminale nëse njoftimet e tyre do të rezultojnë shkaktare të pasojave të ndryshme apo të humbjes së pronës, transmeton kp.
 
“Marsin e kaluar, një alarm fals për një supertajfun që po i afrohej provincës lindore kineze, Fujian, u përhap kaq shumë në median sociale, sa shkaktoi anulimin e shumë udhëtimeve nga ana e qytetarëve”, njoftoi gazeta kineze ”Global Times”.kohaislame
Artikulli paraprakBen Blushi, drejt ndarjes me PS-në e Ramës
Artikulli vijuesMilaim Zeka: Mero Bazen e kam 'rrah' në Rambuje!