Kinë, 400 mijë veta ikin nga stuhia

0
194

Më shumë se 400 mijë kinezë kanë filluar të evakuohen nga shtëpitë e tyre në krahinat lindore të Konës, pasi kërcënohen nga stuhia “Haikuo Typhoon”, që sipas meteorologëve parashikohet të jetë më e forta në shtatë vjetët e fundit.

Sipas agjencisë së lajmeve Xinhua, stuhia do të godet bregdetin e provincës Zhejiang, në jug të Shangait, të martën në mbrëmje ose më së largu të mërkurën në mëngjes.

Deri më tani janë evakuuar më shumë se 250 mijë njerëz, për të cilat janë ndërtuar strehimoret, ndërkohë që pritet të strehohen edhe 150 mijë të tjerë.

“Haikuo Typhoon” pritet të shkaktojë erëra të forta me shpejtësi 150 kilometra në orë, ndërkohë që njerëzit e këtij rajoni po e marrin vetën nga dy tornadot e javës së kaluar, tës cilat shkaktuan vdekjen e të paktën dhjetë vetave, përmbytje dhe dëmë të mëdha materiale.kohaislame