“Unaza” prangos 11 trafikantë me qenie njerëzore

Zyrtarët më të lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme njoftuan sot për një operacion të Policisë së Kosovës, i cili rezultoi me arrestimin e 11 personave për trafikim me qenie njerëzore dhe veprimtari të tjera ilegale. Ndër të arrestuarit është edhe një nëpunës i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Operacioni policor “Unaza”, hetimet e të cilit kanë zgjatur një vit, ka rezultuar me arrestimin e 11 personave për disa vepra penale. Trafikim i qenieve njerëzore, shpërdorim i detyrës zyrtare, posedim ilegal i armëve, falsifikim i dokumenteve, pastrim i parave janë disa nga veprimet ilegale me të cilat janë marr të dyshuarit.

Rezultatet e këtij operacioni i ka bërë publike në një konferencë shtypi, Arben Paçarizi drejtor i departamentit për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore.

“Ky rast ka qenë ndër rastet më të komplikuara të krimit të organizuar që është hetuar ndonjë herë nga drejtoria jonë. Operacioni është kryer në Komunën e Gjakovës në 11 lokacione. Njëri nga personat e arrestuar është një zyrtar, nëpunës në zyrën rajonale për punësim. Viktimat janë shtetase moldave dhe nga dëshmitë tona tregohet se ato janë përdorë për qëllime të prostitucionit”, tha Paçarizi .

Viktimat, 22 shtetase të Moldavisë, janë akomoduar në strehimore, derisa lidhur me rastin policia ka konfiskuar edhe disa armë automatike, telefona celularë, kompjuterë dhe para.

Operacionin në fjalë e ka mbështet edhe ministri i punëve të brendshme, Bajram Rexhepi.

“Të gjitha këto e rrisin besimin te policia, e cila përkundër një sezone të them më tepër të pushimeve, nuk pushon, por edhe më tutje vazhdon të jetë e suksesshme këto ditë dhe, unë me të vërtetë i përgëzojë për ketë punë të suksesshme”, tha ministri Rexhepi.

Policia e Kosovës prezantoi edhe statistikat për konfiskimin e armëve. Në periudhën prill-qershor, policia ka konfiskuar 337 armë, mbi 110 prej tyre janë konfiskuar në manifestime të ndryshme.kohaislame

Artikulli paraprakVetëdigjet një grua tibetiane
Artikulli vijuesKinë, 400 mijë veta ikin nga stuhia