Kinë, Yahoo mbyll zyrën në Pekin, afër 350 punonjës mbesin pa punë

Gjiganti i internetit Yahoo mori vendimin për mbylljen e Qendrës së Kërkimit dhe Zhvillimit të Teknologjisë në Pekin, e cila u hap në vitin 2009 dhe është një nga tre qendrat e tilla të kompanisë.
 
 
Kompania amerikane Yahoo është duke mbyllur qendrën e vet kërkimore në kryeqytetin kinez, Pekin, ku si pasojë do të mbesin pa punë afër 350 punonjës, transmeton Anadolu Agency (AA).
 
E përditshmja “South China Morning Post” shkruan se gjiganti i internetit Yahoo mori vendimin për mbylljen e Qendrës së Kërkimit dhe Zhvillimit të Teknologjisë në Pekin, e cila u hap në vitin 2009 dhe është një nga tre qendrat e tilla të kompanisë.
 
Si pasojë e këtij hapi do të shkarkohen afër 350 punonjës të kompanisë Yahoo, të cilët punuan në zyrën në Pekin. Nga kompania Yahoo njoftohet se bordi udhëheqës vazhdimisht vendosë ndryshimet në mënyrën e bërjes së biznesit, të gjitha me qëllim të shqyrtimit dhe rregullimit të kostove të biznesit. Gjithashtu theksojnë se të gjithë të punësuarit, në lidhje me mbylljen e zyrës, janë njoftuar në kohë. 
 
Janë paralajmëruar dhe mbylljet e reja të zyrave dhe zvogëlimi i kapaciteteve të kompanisë në fjalë, duke përfshirë edhe vetë qendrën e kompanisë në Kaliforni./AA
Artikulli paraprakLirohet francezja dhe përkthyesja e saj që u rrëmbyen në Jemen
Artikulli vijuesFoto të rralla të qyteteve shqiptare – Gratë me Nikab!