Kioska që shet drogë në qendër të Prishtinës

Policia e Kosovës, sot në mbrëmje ka bastisur një kioskë në qendër të Prishtinës.

Burime të reporteri.net, brenda policisë, kanë bërë të ditur se aty është gjetur një sasi droge e llojit mariuhanë, e cila dyshohet të ketë qenë e destinuar për shitje.

Ky burim ka thënë se deri te aksioni i policisë ka ardhur nga informata dhe hetime paraprake se ky kiosk përveç tjerash bënë edhe shitje të narkotikëve. Policia pas gjetjes së narkotikëve, ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe ka ndaluar personat e dyshuar./reporteri/kohaislame

Artikulli paraprakKoha kur brohorisnim për Vëllazërim-Bashkimin dhe ruajtjen e Jugosllavisë
Artikulli vijuesDëshmitari E1 për rastin “Monstra” në Gjykatën e Shkupit